Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, u tërhoq nga deklarata e dhënë javën e kaluar në seancë të Kuvendit për pyetje deputetësh, kur bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Mickoski sot tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje që nesër, por sipas tij, LSDM dhe BDI nuk janë të gatshme.
“OBRM-PDUKM-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje që nesër. Nuk është problemi nëse ne do të shkojmë por pse të harxhojmë edhe 10 milion euro para të qytetarëve, para tuaja. Pastaj të ndalet sistemi, të mos zbatojmë reforma me qëllim që LSDM edhe njëherë të përballet edhe me një humbje të madhe”, tha Hristijan Mickoski.
Pas deklaratës së parë të Mickoskit, gjithë javën partitë përplaseshin nëse do të shkohet apo jo në zgjedhje të parakohshme, ndërsa LSDM dhe BDI insistuan që të shkohet në zgjedhje./Telegrafi/
Mickoski për zgjedhjet e parakohshme: Më mirë të punojmë, opozita nuk është e gatshme appeared first on Telegrafi.