Atilla Kardesh, ish bashkëshorti i Drenusha Latifit, ka lënë shtëpinë e Big Brother pas dy ditësh qëndrimi, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se fëmijët e tyre janë futur në lojë, ndërsa tha se është futur të tregonte se kush realisht është.
Atilla tha se shpreson që gjërat të futen në dhe, konflikti dhe urrejtja që kanë mes vete.
“Ka pasur shumë hipoteza me futjen time, a lojë, a me i qetësu gjërat, a me ju shti me mendu…a me kërku falje. Kështu që siç e dini unë e Drenusha i kemi dy fëmijë jashtë, kemi qenë 10 vjet bashkë, ka pas momente të mira, të këqija, si krejt. Dy fëmijë kanë hy në lojë, psiqika, mirëqenia, që nga unë dhe nga ajo. Raporti im me ju, jom hy me ju tregu kush jam, çka kam dhe si jam. Qëllimi jem ka qenë që me ju drejtu edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita. Besoj dhe shpresoj që konflikti dhe urrejtja e të gjitha gjërat të futen në dhe, e të shohim para veç ata dy fmi. Unë ta bëjë punën time si babë dhe ti si nënë”, ka thënë Atilla mes tjerash.
Futja e Akilla Kardesh në Big Brother, i akuzuar nga ish-bashkëshortja e tij për dhunë, nxiti reagime të shumta, ku u kërkua që ai të largohej nga aty dhe të mos i jepej hapësirë në televizion.
/Reporteri.net.
Ish-burri i Drenusha Latifit lë shtëpinë e Big Brother / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.