Ish-presidenti amerikan Barack Obama tha se e mbështet vendimin e vajzës së tij, që kjo e fundit të heq mbiemrin e tij, për karrierën e saj kinematografike. Në fillim të këtij viti, Malia Obama, 26-vjeçare, hoqi mbiemrin e vajzërisë, në filmin e saj debutues “The Heart”, të cilin e drejtoi ajo vete si në aspektin e regjisë.
The Heart” u shfaq në Festivalin e Filmit Sundance 2024, ku emri i saj si regjisore në film, u shfaq si “Malia Ann”, një emërtimi i marrë nga emri i saj i parë dhe i mesëm. Në një intervistë të re në podkastin “The Pivot”, ish-presidenti ofroi mendimin, për sa i përket vendimit të vajzës së tij.
“Sfida për ne është që të ato të na lejojnë t’u japim atyre çdo ndihmë”, tha Obama.“Dua të them, ato janë shumë të ndjeshme për këtë çështje dhe shumë kokëforta”.
Ish-presidenti shtoi e kishte thene te bijes megjithate se kjo nuk ndryshon ndonje gje te madhe, sepse njerëzit përsëri do ta dinin se ajo është vajza e ish-presidentit, pavarësisht nëse përdor emër tjetër.
“Unë i thashë: ‘Ti e di se ata përsëri do ta dinë se kush je ti, kujtoi Obama.
“Dhe ajo më tha: ‘E di çfarë? Unë dua që kur njerëzit ta shikojnë emrin tim për herë të parë, të mos me lidhin menjehere me ty. Dhe une pranova kete”, u shpreh ai./Bordo.al
Vajza e Obamës heq mbiemrin e saj për një karrierë në Hollywood / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.