Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton e nga data 29 deri më 31 tetor, shërbimet inspektuese të tyre kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme në 41 shtëpi të të moshuarve në vend.
Siç thonë prej atje, me kontrollet u konstatua se 14 prej tyre nuk ishin fare të regjistruar si operatorë ushqimor në AUV.
“Janë dhënë 16 vendime me urdhër për heqjen e mospërputhjeve të konstatuara, nga të cilat 4 operatorë kanë pasur kërkesa të pamjaftueshme higjienike, ndërsa 3 operatorë janë konstatuar se nuk kanë kryer kontroll të detyrueshëm shëndetësor”.
“Në 5 operatorë u sekuestruan 40 kilogramë ushqime të pasigurta dhe u asgjësuan pa dëm”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
AUV me kontrolle në shtëpitë e pleqve, 14 nuk kanë qenë fare të regjistruara appeared first on Telegrafi.