Një vjedhje si në filma ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Butel të Shkupit.
Dy persona me dhunë kanë hyrë një kompani dhe kanë vjedhur një kasafortë, njëri prej të cilëve ka arritur të ikë duke gjuajtur kasafortën në drejtim të automjetit të policisë.
“Sot (31.10.2024), rreth orës 03:00 në Shkup, në zonën e Butelit, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për Intervenim në SPB-Shkup, kanë privuar nga liria E.A.(18) nga Shkupi, pasi që më parë me një person tjetër me gjësend të fortë kanë thyer xhamin e një filiali të një personi juridik, më pas kanë hyrë brenda dhe kanë marrë kasafortën dhe më pas me motoçikletë janë larguar nga vendi i ngjarjes”.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimit, zyrtarët policorë nga SPB-Shkup kanë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura dhe i kanë lokalizuar dy personat teksa ishin duke lëvizur me motoçikletë dhe kur u janë afruar, njëri nga personat e ka hedhur kasafortën në drejtim të automjetit policor. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit tjetër dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë mes tjerash nga MPB.
Vidhet kasaforta e një kompanie në Shkup, arrestohet një person appeared first on Telegrafi.