Topi i Artë, një çmim që tradicionalisht ndahet çdo vit nga gazeta prestigjioze franceze France Football, këtë vit shkaktoi një mori reagimesh që nuk janë parë prej vitesh.
Ky shpërblim u fitua nga Rodri, mesfushori i Manchester Cityt dhe Spanjës dhe reagime të stuhishme shkaktuan nga ata që besonin se Vinicius Junior, anësori i Real Madridit dhe Brazilit, duhej ta kishte fituar çmimin.
Në rreshtin e parë ishte Real Madridi dhe përfaqësuesit e klubit spanjoll që bojkotuan çmimin kur morën vesh se Rodri do të fitonte çmimin kryesor.
Një lëvizje e tillë e Real Madridit rezultoi me një telenovelë shumëditore dhe mediat spanjolle e përdorën për të kujtuar ekzistencën e një çmimi tjetër.
Çfarë është Super Topi i Artë?
Super Topi i Artë, jozyrtarisht, çmimi për më të mirën nga të gjithë fituesit e mëparshëm të Topit të Artë.
Deri tani është dhënë vetëm një herë. Ishte 26 dhjetori i vitit 1989, pra pikërisht 30 vjet më parë, kur Alfredo Di Stefano mori atë çmim special.
Marco van Basten mori të dytin nga tre Topat e Artë të tij atë vit, por France Football vendosi gjithashtu të shpërblejë një nga gjashtë futbollistët e përzgjedhur që përmirësuan lojën e futbollit.
Di Stefano ka festuar përballë fituesve të trefishtë Johan Cruyff dhe Michel Platini.
Në garë ishin edhe Franz Beckenbauer, Kevin Keegan dhe Karl-Hainz Rummenigge.
I madhi Di Stefano, drejtuesi i skuadrës së famshme të Real Madridit nga vitet pesëdhjetë, fitoi Topin e Artë në vitet 1957 dhe 1959.
Dhënia e radhës e Super Topit të Artë pritet në vitin 2029 dhe favoritët kryesorë për ta fituar janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi
Çfarë është Super Topi i Artë, ka vetëm një fitues deri më tani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.