Emërimi i Bojan Hristovskit për drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare është i kundërligjshëm sepse ai nuk i plotëson kushtet e parapara me ligj. Hristovski nuk posedon certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze, por ka përdorur dokument të falsifikuar, që është shkelje e ligjit dhe vepër penale që sjell përgjegjësi, akuzojnë sot nga LSDM.
“Në vend që ta shkarkojë menjëherë Mickoskin, ai me çdo kusht mbron këtë instalim të paligjshëm. Qeveria e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së tregon se nuk ka as ligj e as shtet juridik për të.
Ftojmë Prokurorinë Publike që të hapë procedurë në përputhje me kompetencat e saj. Ne bëjmë thirrje për një hetim transparent që do të përcaktojë saktë dhe paanshëm se kush e bëri të mundur këtë dhe kush është përgjegjës për skandalin.
Hristovski nuk i plotëson kushtet dhe duhet të japë dorëheqje nga posti i drejtorit të ASK-së dhe më pas të shpallet përgjegjës për shkeljen e ligjit”, thonë nga LSDM.
Ky, shtojnë nga atje, është një nga skandalet më të rënda që cenon sistemin e sigurisë në vendin tonë dhe duhet të zbardhet plotësisht./Telegrafi/
LSDM: Prokuroria të hapë hetime për emërimin e paligjshëm të Hristovskit në krye të ASK-së appeared first on Telegrafi.