“Kur ju dilni para qytetarëve me mendimin se marrëveshja me Bullgarinë do të pezullohet plotësisht, se do të ndryshoni kornizën e negociatave, dhe marrëveshja e Prespës nuk është punë e përfunduar, tani duhet të shohim propozimet që ka premtuar qeveria e OBRM-PDUKM-së. Por në vend të kësaj dëgjojmë një deklaratë të kryeministrit Mickovski i cili thotë se Marrëveshja e Prespës është kryevepër mjeshtërore në politikën e jashtme”, tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski, në podkastin e Ora 24.
Sipas tij, pas histerisë që ngriti OBRM-PDUKM me ‘kurrë e veriut’, tani Mickoski del me deklaratë se marrëveshja e Prespës është kryevepër në politikë.
“Kur e dëgjova deklaratën, ishte shumë e paqartë për mua dhe mendova se ishte përcjellë gabim. Nuk ishte e vërtetë për mua që dëgjova se marrëveshja e Prespës, jo vetëm nuk do të ndryshohet, jo vetëm nuk do të kthehet emri kushtetues, por se është një kryevepër e politikës së jashtme. Dhe kjo do të thotë njohje e politikës së jashtme që është bërë në atë kohë dhe njohje e njerëzve që e kanë udhëhequr atë”, tha Spasovski.
Ai iu referua edhe njoftimit të kryeministrit se do t’i dërgojë një letër BE-së, në të cilën do të thotë se cilat janë kërkesat tona si vend dhe cilat janë vijat e kuqe, por ai ende nuk e ka dërguar letrën.
Nëse ai ka ndonjë propozim, theksoi Spasovski, i cili do t’i avancojë qëndrimet tona si shtet, atëherë LSDM-ja do t’i mbështesë./Telegrafi/
Spasovski: Nga “kurrë e veriut”, tani për Mickoskin marrëveshja e Prespës është kryevepër appeared first on Telegrafi.