Ministri izraelit i Kulturës, Miki Zohar, i bëri thirrje qeverisë së Izraelit që të vendosë dënimin me vdekje për ata që janë dënuar për tradhti gjatë luftës.
Deklarata e tij vjen pas njoftimit për arrestimin e shtatë izraelitëve me akuzën e spiunimit për Iranin.
Ka pasur incidente së fundmi të arrestimit të izraelitëve për spiunim për agjentët iranianë në këmbim të parave.
“Fenomeni i tradhtarëve të vendit që dëmtojnë sigurinë e Izraelit për përfitime ekonomike ndërsa ne luftojmë për të ardhmen tonë në një luftë ekzistenciale kërkon masat më të ashpra, duke përfshirë një ligj që (për) të lejuar dënimin me vdekje për ndihmën e një armiku në kohë lufte. Kjo është mënyra e vetme se si mund të krijojmë një pengesë të qartë që do të parandalojë raste të tjera të ngjashme”, theksoi Zohar në një deklaratë.
Nuk është e qartë pse Zohar e bëri këtë sugjerim pasi kodi penal i Izraelit tashmë përfshin dënimin me vdekje, por vetëm për raste jashtëzakonisht të rralla, një prej tyre është edhe tradhtia.
Adolf Eichmann, arkitekti i Holokaustit nazist, ishte një nga dy personat e vetëm të ekzekutuar nga shteti izraelit në 75 vitet e ekzistencës së shtetit hebre./vizionplus.tv