Deri në 1000 gra dhe fëmijë, të plagosur ose të sëmurë, do të largohen nga Gaza në të ardhmen e afërt, tha sot drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën në një intervistë me Agence France-Presse, duke theksuar nevojën për të vazhduar dialogun me palët ndërluftuese.
Izraeli është i angazhuar për rreth “1000 largime shtesë për arsye mjekësore në Bashkimin Evropian gjatë muajve të ardhshëm”, tha Hans Kluge, duke theksuar se këto largime do të lehtësohen nga zyra e tij, në bashkëpunim me vendet e përfshira dhe Bashkimin Evropian.
Që nga tetori 2023, OBSH ka lehtësuar tashmë largimin e rreth 600 personave për arsye mjekësore në shtatë vende evropiane.
“Kjo kurrë nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të kishim vazhduar dialogun”, tha ai. “E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën”.
“Unë vazhdoj dialogun me të gjithë partnerët. Sot, 15,000 pacientë HIV pozitiv ose SIDA në Donbass, në territoret e pushtuara, po marrin ilaçe kundër HIV dhe kundër AIDS”, tha mjeku 55-vjeçar belg. /vizionplus.tv