Kylian Mbappe e Vinicius Junior e kanë shënuar nga një gol në fitoren e vështirë të Real Madridit në udhëtim te Celta Vigo.
“Los Blancos” triumfuan me rezultat 2:1.
Reali kaloi në epërsi në minutën e 20-të me një gol të bukur të Kylian Mbappe.
Vendasit u kundërpërgjigjen me Ëilliot Sëedbergun në minutën e 51-të, para se Luka Modric ta shërbente me një pasim të bukur Viniciusin, i cili realizoi në minutën e 66-të për rezultatin përfundimtar.
Pas dhjetë ndeshjeve, Reali ka 24 pikë në vendin e dytë. Aq ka edhe liderja Barcelona, që nesër e pret Sevillan. Më 26 tetor, në “Santiago Bernabeu”, do të luhet “El Classico” e parë e këtij sezoni.
Celta Vigo është në vendin e dhjetë me 13 pikë.
Reali fiton, shton presionin ndaj Barçës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.