LSDM përmes një komunikate për media i ka bërë thirrje Qeverisë që urgjentisht të rishqyrtojë zgjedhjen e Bojan Hristovskit dhe ta tërheqë atë nga pozita e drejtorit të ASK-së.
Ata kërkojnë nga partia OBRM-PDUKM që të sigurojë transparencë dhe respektim të plotë të ligjeve dhe procedurave në emërimin e pozitave drejtuese në shërbimet e sigurisë.
“Ky partizim me kuadro të paaftë që do t’i shërbejnë Mickoskit në vend të qytetarëve është hapi i parë drejt shkatërrimit të institucioneve të sigurisë. Për shtatë vite LSDM ka bërë përpjekje të mëdha për profesionalizimin e këtyre institucioneve dhe OBRM-PDUKM po përpiqet t’i partizanojë ato për vetëm 100 ditë. Shteti nuk guxon t’i lejojë vetes të rrezikojë duke emëruar persona që nuk i plotësojnë standardet ligjore dhe profesionale për pozita të tilla të larta, veçanërisht në fushat e ndjeshme siç është siguria kombëtare”, thonë nga LSDM. LSDM shpreh dyshime serioze për plotësimin e kushteve për zgjedhjen e Bojan Hristovskit për drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Sipas kërkesave ligjore, kandidati për drejtor të ASK-së duhet të ketë minimumi pesë vjet përvojë menaxheriale në pozicione të lidhura me sigurinë. Ndonëse Hristovski raporton pesë vite përvojë kalendarike në menaxhim, mbetet e paqartë nëse ai vërtet i plotëson kushtet ligjore, sepse mungojnë data të sakta për përvojën e tij menaxheriale në Autoritetin e Sigurisë dhe Kundërzbulimit në periudhën 2012-2017″, thotë LSDM.
Po ashtu, siç shtohet në reagim, “nga biografia e Hristovskit të publikuar nga Fakulteti i Sigurisë, rezulton se ai i ka përmbushur kushtet për këtë pozitë vetëm vitin e kaluar, duke u diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin për Turizëm dhe Biznes në Shkup, por më parë kualifikimi i tij profesional si trajner i diplomuar i kikboksit nuk plotësonte kriteret e parashikuara për këtë pozicion të rëndësishëm”, thonë nga LSDM.
LSDM: OBRM-PDUKM urgjentisht të rishqyrtojë emërimin e Hristovskit në krye të ASK-së appeared first on Telegrafi.