Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska me akuza të ashpra ndaj kryeministrit Mickoski, pas mospranimit të asnjë projekti në thirrjen e Qeverisë për komunat.
Arsovska thotë se Qyteti i Shkupit për të gjitha 20 projektet ka pasur dokumentacion të kompletuar, për dallim nga siç thotë komuna të tjera të cilat kanë marrë para ndërsa nuk i plotësojnë kushtet.
“U konfirmua sjellja e Mickoskit e cila është e orientuar vetëm ndaj konfliktit me ata që nuk mendojnë njëjtë”, reagon Arsovska.
Ka reaguar edhe Komuna e Sarajit. Thotë ka paraqitur projekte duke ndjekur hapat e paraparë deri tek kompletimi i dokumentacionit teknik. Sipas reagimit Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor që nga 14 korriku nuk dha pëlqim për kushtet për Planifikim dhe kjo paraqiti pengesë për mosfinancimin e projektit të Llaskarcës.
Komuna e Sarajit thotë se ka aplikuar edhe me projektin për rikonstruimin e rrugës nga Sfillarja e Poshtme deri në Sfillare të Epërme, për të cilën dokumentacioni teknik është i kompletuar dhe ka leje ndërtimi, por u refuzua.
Arsovska me reagim ndaj Mickoskit për mospranimin e projekteve: U konfirmua sjellja përçarëse e Qeverisë appeared first on Telegrafi.