Një sulm izraelit në një shkollë në Gaza ka vrarë të paktën 28 persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë, tha një zyrtar lokal i ministrisë së shëndetësisë.
“Po vriten civilë e fëmijë, po digjen nga zjarri”, tha zyrtari.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite në deklaratën e saj pretendoi se kishte shënjestruar luftëtarët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik.
Kjo shkollë ishte kthyer në një strehë për palestinezët e zhvendosur. Sipas ushtrisë, dhjetëra luftëtarë ishin brenda kompleksit kur u zhvillua sulmi.
Zyra e shtypit e qeverisë së Hamasit foli për 28 të vdekur dhe 160 të plagosur nga ky sulm. /vizionplus.tv