Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Elbasan.Një i moshuar është përplasur nga një mjet teksa ka qënë duke kaluar te vijat e bardha në qendër të qytetit.
I moshuari ka marrë plagë të rënda e për pasojë është nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Sakaq policia kreu shoqërimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin./vizionplus.tv