Policia e Tiranës ka reaguar pas atentatit që iu bë 35-vjeçarit Zamir Kalemi.
Në një njoftim për mediat, policia thotë se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. Ngjarja ka ndodhur në oën 22:55 minuta tek rrethi i Selitës.
Uniformat blu po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.