Amir Rrahmani bëri një paraqitje fantastike mbrëmë me Kosovën në fitoren 3:0 ndaj Qipros.
Kapiteni i Kosovës shënoi golin e parë në këtë përballje në stil të një sulmuesi të vërtetë.
E për këtë paraqitje dhe për këtë gol ka reaguar edhe klubi i Rrahmanit, Napoli.
“Çfarë goli”, shkruhej në njoftim, bashkë me disa fotografi të qendërmbrojtësit nga paraqitja e djeshme.
Napoli krenohet me golin e Amir Rrahmanit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.