OBRM-PDUKM sot akuzon BDI-në se kur është në qeveri flet ndryshe, ndërsa kur është opozitë thonë tjetër gjë.
BDI-ja, theksojnë nga atje, duhet të kuptojë se duhet të ndalë manipulimet.
“Kujtojmë BDI-në, kur ishin në pushtet, miratuan Strategjinë për reforma në administratë për vitet 2023-2030. Në të shprehen se balancuesi si mjet keqpërdoret dhe duhet shfuqizuar. Dhe Brukseli e tha qartë se balancuesi duhet të hiqet”, thonë nga OBRM-PDUKM.
“Po BDI-ja në vitin 2023 është keqpërdorur balancuesi, dhe tani duhet?! Derisa BDI ishte në pushtet, ishte e stërngarkuar me rregullime tenderash, biznese në privat, dhe gjenin kohë në institucionet shtetërore për të luajtur futboll.
BDI-së sa ishte në pushtet nuk i interesonte fakti që qindra mijëra të rinj u larguan, se qytetarët jetuan keq.
Tani kanë ndërruar këngën sepse janë opozitë, kanë kohë të lirë dhe shohin vetëm si të sulmojnë.
Tani nga BDI-ja shohin vetëm se si të shkaktojnë pakënaqësi, të destabilizojnë, gjegjësisht si ta largojnë vëmendjen nga tema kryesore, që është që zyrtarët e tyre të mbajnë përgjegjësi”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.
BDI-ja, shtojnë nga atje, ka një qëllim që zyrtarët e tyre në asnjë mënyrë të mos mbajnë përgjegjësi dhe ata janë të gatshëm ta pengojnë këtë me çdo kusht./Telegrafi/
OBRM-PDUKM: BDI të ndalojë me manipulime appeared first on Telegrafi.