Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga thotë se me shfuqizimin e balancuesit, Gjykata Kushtetuese ka bërë krim juridik.
“Gjykata Kushtetuese në Maqedoni ka sjellë vendime të çuditshme tashmë e një kohë, e një ndër ta tashmë edhe shfuqizimi i balancuesit. Ka bërë krim juridik sepse edhe beteja ime para një viti me Gjykatën Kushtetuese ishte sepse ata po sillnin vendime pa qenë të gjithë të emëruar, pra nga 9 sa janë tani, aso kohë kanë qenë vetëm 7”, tha Lloga në “KlanDebat”.
Lloga tha se draft version i Ligjit për Përfaqësim të drejtë është hartuar nga Aleanca për Shqiptarët, duke u konsultuar me BE-në dhe ekspertë të jashtëm.
“Draft versionin bazik që e kam pa edhe unë, mendoj që për të njëjtin flitet, sepse atë ligj e ka përgaditur Aleanca për Shqiptarët, sepse ashtu tha edhe ministri Arben Fetai kur deklaroi, iu referua atij ligji. Atë ligj për Përfaqësim të drejtë e kemi përgatitur ne, duke u konsultuar me BE-në, me SHBA-të, me përfaqësues të ndryshëm të shteteve që kanë ardhur dhe na kanë takuar. Në dhjetor strategjia e Ligjit për përfaqësim të drejtë ka marrë pëlqimin e qeverisë së Maqedonisë. Atij ligji sot po i referohet edhe VLEN-i kur thotë së do të ketë ligj më të mirë për zëvendësim të balancuesit ”, deklaroi Lloga.
Lloga: Me shfuqizimin e Balancuesit, Gjykata Kushtetuese ka bërë krim juridik appeared first on Telegrafi.