MPB njofton se është ndaluar një 19-vjeçar për shkak se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
“Më datë 14.10.2024 në ora 02:00 në fshatin Mralino, komuna e Ilindenit, zyrtarë policorë nga SPB Shkupi kanë ndaluar D.S.(19) nga fshati Mralino për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare dhe gjithashtu më parë nuk ka arritur të ndalet në një shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë.
Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës./Telegrafi/
Ndalohet një 19-vjeçar nga Shkupi, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë appeared first on Telegrafi.