Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka folur pas humbjes ndaj Serbisë 2:0 në Ligën e Kombeve.
Yakin u shpreh i pakënaqur, teksa tha se Serbia u tregua më e zgjuar se ata.
Tutje, ai foli edhe për paraqitjen e Granit Xhakës.
“Granit ishte i pranishëm si gjithmonë. Ai e drejtoi lojën. Nuk ishte vetëm ai. Luajtëm mirë për 40 minuta. Bëmë një ose dy gabime të pafalshme në mbrojtje, duke lejuar goditje standarde. Ata po prisnin për këtë. Ishte më e zgjuar nga ana e tyre”, tha Yakin.
Yakin: Granit Xhaka e drejtoi lojën, luajtëm mirë për 40 minuta / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.