“Për të ecur përpara duhet ta dimë gjendjen aktuale, çfarë ka mbetur nga më parë”, thonë nga OBRM-PDUKM dhe shtojnë se përgjigja janë institucionet e rrënuara, korrupsioni dhe krimi, gjëja e preferuar e pushtetit të kaluar ishte manipulimi i tenderëve.
“Në serinë e tenderëve skandaloz janë edhe ata në REC Manastir. Sipas Kontrollit të Shtetit, kontestohen edhe tenderët në REC Manastir të fituar nga kompania Markovski me pronarin Borçe Markovski, konsull nderi i Bjellorusisë në vend. Nga auditimi konstatohet se në REC Manastir janë kryer procedura me pazare private pa kritere të përcaktuara qartë, trajtim të pabarabartë të kompanive dhe shfrytëzim shpërdorues të fondeve publike. Në një prokurim u refuzua një kompani që ofronte kushte më të mira dhe u zgjodh kompania Markovski me qëllim që të mbajë çmimin e lartë. Kompania Markovski, e themeluar në vitin 2020 me një investim monetar prej 2500 euro, ishte një favorit i veçantë i LSDM-së dhe BDI-së për ndarjen e tenderëve. Ne do ta ndryshojmë këtë Maqedoni. Me ta përfundon paaftësia, ne punojmë 100 për qind me përgjegjësi për të ardhmen tuaj”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.
OBRM-PDUKM: Puna e preferuar e qeverisjes së kaluar kanë qenë tenderët appeared first on Telegrafi.