SPB Shkup njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet dhe siguroi qasjen në objekt, Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe ekipet policore filluan hetimet në objektin në rrugën “Prohor Pçinjski” në Çair, ku më 2 tetor ka shpërthyer zjarri në bodrumin e objektit.
Qasja në objekt kontrollohet rreptësishtë dhe fillimisht në prani të qiramarrësve bëhet inventarizimi i objekteve dhe dëmtimi i njësive të banimit.
Dhomat e bodrumit, nga ku sipas informacioneve fillestare ka rënë zjarri, po sigurohen ende për akses dhe ekzaminim të shkaqeve. Kohëzgjatja e veprimeve hetimore në terren do të varet nga koha e nevojshme për mbledhjen e të gjitha provave./Telegrafi/
Fillojnë hetimet në objektin në të cilin shpërtheu zjarr në Çair appeared first on Telegrafi.