‘Emily në Paris,’ një nga serialet më të ndjekura të Netflix-it, ka shkaktuar debat midis Parisit dhe Romës. “Do të luftojmë fort” për të siguruar që seriali të qëndrojë në Paris, tha Presidenti francez Emanuel Macron në një intervistë për revistën Variety, e publikuar të mërkurën.
Sezoni i katërt i serialit për një grua amerikane, e cila zhvendos jetën e saj në Francë pa asnjë njohuri për gjuhën apo kulturën, u publikua në shtator. Në fund të sezonit, Emily merr një ofertë pune në Romë. Sipas disa raportimeve, sezoni i pestë do të zhvillohet në kryeqytetin italian.
“’Emily në Paris’ në Romë nuk ka kuptim,” tha Macron, “do të kërkojmë të qëndrojë në Paris!”
Kryetari i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, iu përgjigj deklaratave të Macron-it.
“I dashur Emmanuel Macron, mos u shqetëso: Emily është mirë në Romë. Dhe përveç kësaj, lere të zgjedhë atë që i do zemra./Rollingstone
Kryetari i bashkisë së Romës i përgjigjet Macron: I dashur Emmanuel lerë Emilyn të zgjedhë atë që i do zemra / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.