Kërçovë-Ohër është shembull klasik se si një projekt i madh infrastrukturor nuk duhet të projektohet dhe të mos fillohet me ndërtim, reagon LSDM ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së.
“Bëhet fjalë për një aneks që është bërë në vitin 2018 pikërisht për paaftësinë dhe marrëzinë me të cilën OBRM-PDUKM e ka nisur këtë projekt në vitin 2014 pa analiza në terren dhe zgjidhje të këqija teknike.
Prandaj, qeveria e LSDM-së, si qeveri e përgjegjshme, në bazë të mendimeve të ekspertëve të organit mbikëqyrës dhe ekspertëve, iu afrua ridizajnimit të një pjese më të madhe të trasesë për të realizuar atë autostradë. Për shkak të gërmimeve të reja të mbi 10 milionë metër kub tokë dhe zgjidhjeve të reja teknike, kostoja e projektit është rritur.
Nëse nuk do të kishin ndodhur ato ridizajnime, OBRM-PDUKM nuk do të mund të mburrej me afate për përfundimin e ndërtimit të asaj autostrade sot”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
LSDM: Për shkak të paaftësisë së OBRM-PDUKM-së, autostrada Kërçovë-Ohër kushton shumë appeared first on Telegrafi.