Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtar i Komitetit Zgjedhor i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, ka folur në lidhje me procesin eurointegrues të vendit si dhe kontestin me Bullgarinë.
Milloshoski theksoi se “qeveria e kaluar e BDI-së dhe LSDM-së kanë bërë gabime të mëdha, sidomos me nënshkrimin e marrëveshjes në vitin 2022 kur qeveria e LSDM-së dhe BDI-së i dha Bullgarisë instrument për të bllokuar ligjërisht integrimin në BE”.
“Mendoj se qeveria e LSDM-së dhe BDI-së bëri një gabim të madh, një gabim thelbësor, kur pranuan bilateralizimin dhe integrimin evropian. Me nënshkrimin e protokollit të dytë që Bujar Osmani dhe kolegu i tij në Sofje nënshkruan në vitin 2022, mendoj se është bërë një gabim i madh. Më pas, qeveria LSDM dhe BDI i dhanë Bullgarisë një instrument për bllokimin ligjor të integrimeve në BE. Ajo që shohim tani ka rezultuar në një vendim të favorshëm për Shqipërinë dhe një vendim të pafavorshëm për Maqedoninë”, theksoo Milloshoski.
Ai gjithashtu tha se Qeveria e re në aspektin institucional ka trashëguar probleme të mëdha./Telegrafi/
Milloshoski: LSDM dhe BDI i dhanë instrument ligjor Bullgarisë që të na bllokojë në rrugën drejt BE-së appeared first on Telegrafi.