Shpenzimet e jetesës në shtator të vitit 2024, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 2,6 për qind, ndërsa çmimet me pakicë prej 3,3 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të shpenzimeve për jetesë në shtator të vitit 2024, krahasuar me muajin gusht të vitit 2024, është 0.3 për qind.
Rritje e inflacionit në shtator të vitit 2024, krahasuar me gushtin e vitit 2024, është rezultat i rritjes së shpenzimeve për jetesë në grupet: ushqimi dhe pije joalkoolike për 1.7 për qind, mobiljet, inventari dhe mirëmbajtje për amvisëri për 1.1 për qind, komunikime për 0.9 për qind, mallra dhe shërbimet e ndryshme për 0.5 për qind, arsimi për 0.3 për qind dhe shëndetësia për 0.1 për qind.
Në shtator të këtij viti, krahasuar me muajin gusht 2024, rënie e shpenzimeve të jetesës është vërejtur në grupet: transporti për 5.3 për qind, rekreacioni dhe kultura për 1.8 për qind, restorante dhe hotele për 0.4 për qind, pijet alkoolike, duhani dhe narkotikë, banesat, uji, rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për 0.2 për qind. Shpenzimet e jetesës në grupet: rrobat dhe këpucët mbeten në të njëjtin nivel si në muajin e kaluar.
Indeksi i çmimeve me pakicë në shtator të vitit 2024 krahasuar me muajin gusht të vitit 2024 është 99.3./Telegrafi/
ESH-Maqedoni: Shpenzimet e jetesës për muajin shtator ishin 2.6% më të larta se vitin e kaluar appeared first on Telegrafi.