Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se 100-ditët e para të qeverisë kanë qenë ditë kthese.
Kasami tha se koalicioni VLEN është në rrugë të mbarë.
“Besoj se janë në rrugë të mbarë. Megjithatë është vlerësim i imi. Është çështja e orientimit të Qeverisë. Kur flasim për 20 vjet qeverisje të BDI, është se ajo i dha drejtim të gabuar të lëvizjes së çështjeve dhe ne kemi për synim ta ndalim këtë, por kjo është e vështirë”, tha Kasami në “ClickPlus”.
Kasami tha se për momentin nuk ka mekanizëm për punësime – Balancuesin dhe se janë pezulluar të gjitha punësimet në administratë.
“Për momentin nuk ka balancues dhe për momentin janë pezulluar edhe punësimet për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Kasami.
Kasami: Për momentin nuk ka balancues, punësimet janë pezulluar appeared first on Telegrafi.