Ernest Muçi dhe Arlind Ajeti janë dy lojtarët shqiptarë që kanë shkëlqyer në Turqi në ndeshjet e javës së 8-të në Superligën turke. Sulmuesi ishte një nga më të mirët në fushë për Besiktas, në barazimin 1-1 me Gazientep.
Ndërkohë edhe Ajeti shkëlqeu me Bodrum FK në barazimin 0-0 të skuadrës së tij kundër Kasimpasa. Sulmuesi i Kombëtares dhe mbrojtësi kuqezi janë zgjehdur kështu në formacionin e kësaj jave në Turqi.
Muçi nga “Soffascore” është vlerësuar me notën 8, ndërsa Ajeti është vlerësuar me notën 7.6. Kujtojmë se të dy lojtarët janë të grumbulluar për dy sfidat e Kombëtares, ku kuqezinjtë do të luajnë më 11 tetor ndaj Çekisë dhe 3 ditë më vonë ndaj Gjeorgjisë.
Muçi e Ajeti në formacionin më të mirë të javës në Turqi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.