Pazari i Ri në Tiranë do të kthehet këtë të shtunë në një hapësirë për shitjen e mallrave të përdorura.
Me iniciativën e Bashkisë së Tiranës, tregu i cilësuar si Flea Market i parë në qytet do të ofrojë për shitje veshje, aksesorë, muzikë, postera dhe mobilie.
Ai do të qëndrojë i hapur nga ora 08:00 deri në 11:00 e paradites. Organizatorët i kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për të krijuar një traditë të re në kryeqytet.
“Eja për një përvojë ndryshe dhe për të krijuar një traditë të re”.