Oficeri i policisë Felipe Hernandez nga New Mexico, SHBA, i cili qëlloi dhe vrau 45-vjeçaren Teresa Gomez kur ajo u përpoq të ikte pas një ndjekjeje, përballet me një akuzë për vrasje.
Në videon e kamerës së trupit, Hernandez fillimisht shihet duke i bërë pyetje Gomez-it kur ajo futet në makinën e saj në një moment dhe papritmas ngre shpejtësinë.
Kur 45-vjeçarja nisi të largohej, polici u përpoq ta ndalonte, por kur kjo nuk ishte e mundur, ai qëlloi tre herë, duke synuar sediljen e shoferit, duke bërë që Gomez të jepte frymën e fundit dhe makina të ndalonte një pak metra larg.
Pak para se të qëllonte 45-vjeçaren, dëgjohet oficeri i policisë duke i thënë se “do ta bëj jetën tënde ferr”.
“Nuk kishte nevojë që ai të përdorte forcë vdekjeprurëse,” tha një prokuror, duke shtuar se oficeri “nuk ka qenë kurrë në zonën e rrezikut.
“Ne kemi hetuar mundësinë e vetëmbrojtjes, por nuk ka asnjë rast të tillë”.
Hernandez është pezulluar që nga 17 tetori, menjëherë pas incidentit. Sipas mediave amerikane, ai ishte përfshirë në incidente dhune, por asnjëherë nuk kishte shkaktuar vdekjen e askujt.