Në pajtim me matjet dhe vëzhgimet e stacioneve meteorologjike në vend, shtatori karakterizoht si muaj mesatarisht i nxehtë me sasi mesatare të reshjeve në nivel të shtetit, në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare 1991/20, por me sasi më të shprehura të reshjeve në veriperëndim të shtetit.
Siç informoi DPHM, temperatura mesatare mujore ka lëvizur prej 11,8 gradë në Llazaropole deri 21,9 në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të shtatorit, për periudhë 30-vjeçare (1991-2020), temperatura e këtij viti është për 0,5 gradë mbi mesataren në nivel shtetëror.
Temperatura më e lartë maksimale është matur më 3 shtator në Gjevgjeli dhe ishte 37,4 gradë. Temperatura më e ulët minimale gjatë muajit është matur në Llazaropole, më 30 shtator dhe ishte -0,6 gradë. Në fillim të muajit, prej datës 1 deri më datën 8, pati valë të nxehtë, me temperaturë maksimale deri rreth 37,4 gradë. Më pas ishte mesatarisht ngrohtë, ndërsa në disa ditë të caktuara më ftohtë.
Sipas DPHM-së, në shtator, shuma mesatare e reshjeve ka ndryshuar prej 21,7mm në Demir Kapi deri 90,3 mm në Mavrovë. Reshjet ishin me shi. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 40mm është regjistruar në Mavrovë më 10 shtator. Reshje më të rrëmbyeshme ka pasur nga mesi i muajit. Krahasuar me vlerën mesatare të shtatorit për periudhë shumëvjeçare (1991-2020), shuma e matur mujore e reshjeve është për 13 për qind nën mesataren në nivel shtetëror.
Shtatori ishte mesatarisht i nxehtë, me sasi mesatare të reshjeve appeared first on Telegrafi.