Një tërmet me magnitudë lokale Rihter prej 3.2 gradë është regjistruar sonte në ora 21:28, në zonën epiqendrore të Dellçevës-Berovës, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup.
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e Berovës dhe rrethinës, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.
Për momentin nuk është raportuar për dëme materiale nga ky tërmet.
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.