Në dekadën e fundit është rritur numri i të rinjve që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Përveç të ushqyerit në mënyrë të pa shëndetëshme dhe sëmundjeve që janë trashëgimi familjare, njëri ndër faktorët kyç për sëmundjet e zemrës është edhe stresi.
Përskaj faktit se kohëve të fundit është rritur vetëdija tek qytetarët që shkojnë për kontrolle, kardiologët thonë se përsëri qytetarët duhet të shmangin duhanin, pijet alkoolike, ushqimit me yndyrë dhe sheqer të tepërt.
“Mosha për fat të keq është ulur, pra kjo faktikisht është kontribut i mënyrës së përgjithshme të jetesës, ritmi i jetës që secili prej nesh e jeton. Përskaj të gjithë këtyre faktorëve që i numëruam, njëri ndër faktorët më të mëdhenj është stresi. Ajo është arsyeja që shumë të rinjtë paraqiten me probleme dhe simptoma në moshë shumë më të hareshme nga ajo që kemi pasur si situatë në vitet e mëparshme”, tha Jorgo Kostov, prof-dr, kardiolog.
Nutricionistët thonë se për parandalimin e sëmundjeve të zemrës rol kyç kanë edhe aktivitetet fizike.
“Parandalimi është prioriteti numër “një” dhe më pas shërimi. Klinika e kardiologjisë me shënimin e ditës së sostshme për ditën e zemrës, jep prioritete që jo vetëm ushqimi por edhe aktiviteti fizik është I nevojshme që një organizëm të funksionojë dhe që të mund të jetë I shëndetshëm”, tha Zagorka Bllazhevska, nutricioniste.
Këto komente u bënë gjatë shënimit të Ditës Botërore të Zemrës, nga ku u bë thirrje që të mos anashkalohet shqetësimi më I vogël I zemrës, si dhe të paktën një herë në vit të kryhen vizita shëndetësore.
Rritet numri i të rinjve që vuajnë nga sëmundjet e zemrës appeared first on Telegrafi.