Deputeti i VLEN-it Halil Snopçe sot ka mbështetur vendimin e deputetes Ilire Dauti e cila refuzoi që ligji për branitellat të vendoset në rend të ditës
“Këtë propozim normalisht e konsiderojmë si grup parlamentar i VLEN, si një provokim të ardhur nga LSDM”, tha Halil Snopçe, i cili sot mbështeti kryetaren e Komisionit për Çështje Sociale, Ilire Dauti, e cila refuzoi që ligji për branitellat të vendoset në rend të ditës.
Snopçe tha se një ligj i këtillë duhet të përfshijë edhe ish-ushtarët e UÇK-së.
“Nëse sjellim një ligj të këtillë, duhet të inkorporojmë të gjithë, kur them të gjithë, përveç pjesëtarët e forcave shtetërore, aty duhet të inkorporohen edhe ish-ushtarët e UÇK-së, pa diskutim”, tha mes tjerash Sopçe.
Snopçe: Ligji për branitellat është provokim, duhet të përfshihen edhe ish-ushtarët e UÇK-së appeared first on Telegrafi.