Boksieri nga Juniku, Ardian Krasniqi sonte do të ngjitet në ring ku do të luftojë kundër afrikanit, Saul Ivan Male në ndeshjen e vlefshme për kampionatin interkontinental të WBO-së.
Ky meç do të zhvillohet në “MHP Arena” në Ludwigsburg të Gjermanisë.
Luan Krasniqi ka thënë se meçi i sontëm është një luftë e rëndësishme që nipi i tij Ardiani të trokasë në majën e botës, shkruan Reporteri.net.
“Të shtunën, nipi im Ardiani do të luftojë për kampionat in ndërkontinental WBO kundër afrikanit Saul Ivan Male në MHP Arena në Ludwigsburg. Një luftë shumë e rëndësishme që ai të trokasë në majën e botës! Sigurisht që do të jem atje live për ta mbështetur! Shihemi të shtunën në Ludwigsburg! “, ka shkruar Luani.
Ardiani ka zhvilluar deri tani nëntë meçe dhe ka nëntë fitore – të gjitha me nokaut.
Ky meç do të transmetohet nga ora 21:00 në Klan Kosova. /Reporteri.net/.
Luan Krasniqi për meçin e sontëm të nipit Ardianit: Luftë e rëndësishme që të trokasë në majën e botës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.