Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski u shpreh se ka pasur nderin që sot ta presë kryeministrin hungarez, Viktor Orban bashkë me delegacionin e tij.
“Kjo vizitë është dëshmi e marrëdhënieve dhe bashkëpunumin e shkëlqyer mes dy vendeve që përthellohen edhe më tej. Populli maqedonas dhe hungarez, qytetarët e Maqedonisë dhe qytetarët e Hungarisë i lidh miqësia dhe respekti i ndërsjellët. Ndër vite, popujt tanë dëshmuan se edhe pse gjeografikisht janë ndaras, vlerat dhe vizionet janë të përbashkëta”, u shpreh Mickoski.
Ai shtoi se shteti hungarez gjithmonë ka mbështetur dhe tani po na mbështet në integrimin evropian,
“Sot përmes nismave dhe marrëveshjeve onkrete, kjo miqësi vazhdon të forcohet duke krijuan baza solide për bashkëpunimin tone të përbashkët. Hungaria në të kaluarën a qenë një nga partnerët e pare që njohi përpjekjet tona për pavarësi dhe sovranitet. Lidhjet ekonomike dhe politike mes dy vendeve po përthellohen, kurse takimet e sotme e vërtetojnë aleancën tone. Hungaria nuk është partneri ynë vetëm në skenën evropiane, por edhe shembull se si një shtet mund ta balancojë sovranitetin. Hungaria gjithmonë ka mbështetur zgjerimin e BE-së dhe aspirtat tona për anëtarësim të plotë”, u shpreh Mickoski.
Ai po ashtu theksoi se me kryeministrin kanë pasur takim tet-a-tet ku janë biseduar disa tema me rëndësi rajonale dhe bilaterale./Telegrafi/
Mickoski: Hungaria është aleat strategjik, mbështet bashkëpunimin ekonomisë mes dy vendeve appeared first on Telegrafi.