Në prag të sezonit të ngrohjes, Ministria e Mjedisit së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit kanë filluar aksion për kontrollin e cilësisë së ajrit.
Për, këtë qëllim janë formuar ekipe të përziera, që inspektorët e një qyteti do të kryejnë inspektime në qytete tjera.
Fillimisht do të kontrollohen kapacitet prodhuese ku do të vizitohen objektet më të mëdha industriale në rajonin e Shkupit, dhe më pas qytetet e tjera.
“Sipas planeve në muajt e vjeshtës dhe dimrit dhe në bazë të metodologjisë për rrezik, nga ana jonë tani më janë planifikuar inspektime të rregullta në subjektet me eko-leje të integruara në të gjithë territorin e shtetit. Gjatë inspektimeve, përveç inspektorëve tanë do të marrin pjesë edhe të punësuarit e ministrisë, e cila I përgatit miratimet e lejes për inspektim”, tha Ivana Ginovska, Drejtore e Inspektoratit të Mjedisit.
Maqedoni, nis kontrollimi i cilësisë së ajrit appeared first on Telegrafi.