Ky muaj ka qenë i mbushur plotë me ngjarje dhe suksese në industrinë e modës. Shumë vende kanë zhvilluar Javën e Modës, ku marka të njohura kanë caktuar tendencat e sezonit të ri Vjeshtë- Dimër 2025, shkruan Living.
Edhe “Milano Fashion Week 2024” sapo e ka bërë këtë dhe përpara se të shkojmë nën hijen e Kullës Eiffel për Javën e Modës në Paris, le të shohim se ç’kanë përcaktuar trend milanezët.