Partia opozitare maqedonase LSDM, sot tha se polici i cili ishte pjesë e sigurimit të kryeministrit Hristijan Mickoski e që sulmoi një polic tjetër para një kafeneje në Shkup është liruar nga përgjegjësia nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
“Truprojën e Hristijan Mickoskit, polici Ivica Bishovski, i cili rrahu një polic tjetër para kafenesë “Mosh” në Shkup, Toshkovski e shpalli të pafajshëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkurt të vitit 2024 ku një punonjës policie, inspektor në njësinë kundër tregtisë joligjore dhe kontrabandës, është rrahur teksa po kryente aksion kundër drogës. Është iniciuar procedurë disiplinore dhe komision, ndërsa Toshkovski ka paralajmëruar personalisht kallëzim penal”.
“Ndodhi e kundërta. Toshkovski liron Bishovskin. Edhe pse Komisioni për procedurë disiplinore kërkoi dënimin e Bishovskit, Pançe Toshkovski personalisht e liron nga përgjegjësia truprojën e Mickoskit. Për njerëzit e afërt të Mickoskit çdo gjë është e lejuar, madje edhe rrahja e policëve”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Ngjarja ndodhi në shkurt të vitit 2024, kur një inspektor i departamentit të tregtisë së paligjshëm të drogës u sulmua teksa po kryente aksion për arrestimin e trafikantëve të drogës.
LSDM: Toshkovski e ka liruar sigurimin e Mickoskit i cili rrahu një polic appeared first on Telegrafi.