Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren, Anxhelina Shalën, e cila e njohur për publikun kosovar u bë në vitin 2017 pas aferës që kishte me deputetin e Nismës, Haxhi Shala i cili tani ndodhet në Hagë.
Se janë fejuar e ka konfirmuar vet këngëtarja Shala duke publikuar fotografi në rrjetin social “Instagram”.
Fotografia është publikuar me 26 gusht të tij viti.
Brestovci në vitin 2019 kishte kandiduar për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate. Ndërsa në vitin 2021, ishte kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Tani mbanë postin e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.
Drejtori i Komunës së Prishtinës fejohet me këngëtaren Anxhelina Shala / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.