Zëvendëskryeministri dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, sot ishte për vizitë në InfoTech Academy, ku mbahen Ditët e hapura. Sipas tij, kjo qendër është një shembull i qartë se çfarë ndodh kur sektori privat do të çlirohet nga presioni.
Zëvendëskryeministri në një deklaratë për mediat tha se si pushtet ekzekutiv do të angazhohen për ndarjen e bursave për studentët më të mirë për të mbështetur zhvillimin dhe aftësimin e tyre.
“Mbështetja jonë për projekte të tilla do të jetë evidente sepse vetëm kështu mund të zhvillohet shoqëria jonë. Fakti që kemi investime të konsiderueshme si kjo qendër tregon se politikat tona ekonomike po funksionojnë, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe atraktiv për investitorët”, tha Mexhiti.
Të rinjve, shtoi zëvendëskryeministri, me projekte të tilla u japin mundësi t’i ndjekin ëndrrat e tyre, të zhvillojnë inovacione dhe të kontribuojnë në ekonominë e vendit.
Mexhiti: Do të angazhohemi për të siguruar bursa për studentët më të mirë appeared first on Telegrafi.