Kombëtarja e Kosovës nesër zhvillon ndeshjen e dytë në UEFA Nations League si mysafir kundër Qipros.
Kapiteni Amir Rrahmani dhe trajneri Franco Foda u paraqiten në konferncë për media.
Rrahmani tha se se Kosovës vetëm fitorja nesër i kryen punë.
“Ndeshja e nesërme është e rëndësishme për ecurinë tonë për shkak që na jep shans dhe shpresa për kualifikim deri në fund. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe vetëm fitorja na kryen punë”, u shpreh Amir Rrahmani.
Kurse trajneri Foda tha se kanë analizuar ndeshjet e Qipros, dhe se është ekip i fortë.
Kujtojmë që ndeshjen e parë, Kosova u mposht në shtëpi ndaj Rumanisë me rezultatin e thellë 0:3
Amir Rrahmani para ndeshjes ndaj Qipros: Na duhet vetëm fitorja / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.