Ka nisur ndeshja Ukrainë- Shqipëri.
Për shkak të invazionit rus në Ukrainë, ndeshja mes kuqezinjve dhe ukrainasve po luhet në Çeki.
Sylvinho në portë e ka vendosur Thomas Strakoshën ndërsa vija e mbrojtjes përbëhet nga Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Elseid Hysaj.
Në repartin e mesfushës nga minuta e parë startojnë dyshja Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani ndërsa Jasir Asani, Nedim Bajrami dhe Qazim Laçi do të përkrahin Rey Manajn i cili luan i vetëm në sulm.
Formacionet zyrtare:
Ukrainë: Trubin, Kabaiev, Matviyenko, Zabarnyi, Brazhko, Konpolia, Sudakov, Shaparenko, Mykolenko, Tsygankov, Yaremchuk.
Nis përballja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë synojnë fitoren / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.