Ori Nebiaj rikthehet në televizion, jo më në rolin e moderatores, por ajo do të ulet në kolltukun e opinionistes së “Big Brother Vip 3”. Në të njëjtën kohë, Nebiaj do të vazhdojë rrugëtimin politik si deputete e Partisë Demokratike.
“Më kishte marr malli të them të drejtën se sado që angazhimi politik sigurisht që të mban të angazhuar dhe në media, isha disi më e tërhequr për shkak të situatave politike, në fakt parlamenti nuk e ka kryer të gjithë funksionin e tij. Top Channel është një shtëpi për mua, është një familje, kështu që jam shumë e lumtur që Lori Hoxha dhe Top Channel ma bënë këtë ofertë dhe ishte e vetmja gjë që mund të më rikthente, asnjëherë se kisha menduar, por mendojë që mund të jetë me lehtë duke qenë se është dhe Arber Hajdari opnionisti që tanimë unë mund ta quaj me shumë eksperiencë. Do të kemi dhe debate do të kemi dhe kundërshtime, por do të shkojmë mirë jam e sigurt për këtë”, shprehet Ori Nebiaj.
2024, Ori Nebiaj e mendon si vitin e saj më të fortë, me axhendë të ngarkuar, kohë të ndarë mes Parlamentit dhe shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”.
“Është një përgjegjësi dypalëshe që kërkon shumë impenjim. “Big Brother” më të gjithë përgjegjësinë që kërkon si arenë krijimit dhe bërjes së opinionit publik do të marrë kohën e tij të martave dhe të shtunave dhe pjesa tjetër do ti dedikohet aktivitetit politik. Kam patur vetëm një dëshirë teksa ndërrohej viti 2023 në 2024. Dëshira ime e vetme është që në vitin 2024 të kem mundësinë që të ushtroj detyrën time si deputet mirëfilltë në një parlament që funksionon dhe në një parlament që rikthen besimi te qytetarët dhe i kujton vetes si institucion dhe të gjith ata që janë aty që detyra e parë dhe kryesore është për të qenë zëdhënësit e qytetarëve dhe për të bërë më të mirën për qytetarët. Aktualisht nuk e kam ndjerë nuk e ndjej dhe ka qenë pak e vështirë që të bëja dh eunë rolin tim si një deputete e re por 2024 shpresoj që të jetë shumë mirë”, u shpreh Nebiaj.
Përvoja e saj e gjatë në media por dhe hyrja në politike më dëshirën për të lënë pas modelin e politikanëve të vjetër; i kanë mësuar Ori Nebiajt si të jetë e paanshme në gjykim, e matur dhe e drejtë; frymë që do e përcojë edhe si opinioniste e “Big Brother Vip”.
“Media por dhe politika më ka mësuar qartazi se si të ravijëzojë atë vijën e kuqe mes të qenit neutral dhe profesional në rolin e e opinionistit. S’mund të ketë tifozëri, s’mund të ketë asgjë personale por i ftohtë në komentimin e asaj që ndodh brenda në shtëpi ku udhëhiqesh nga të qenurit i drejtë dhe asnjëherë palë, kam përshtypjen që edhe publiku këtë do”, u shpreh ajo.
Suksesi i spektaklit që ka thyer rekorde shikueshmërie, Orit i jep besimin por gjithashtu e sfidon për të dhënë më të mirën në edicionin e tretë.
Deputetja e PD’së opinioniste në “Big Brother VIP Albania”, tregon si e pranoi ftesën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.