“Isha në depresion, por nuk doja që t’i vrisja”. Kjo ishte dëshmia më e re që 17-vjeçari italian ka dhënë para togave të zeza, pasi vrau prindërit dhe vëllain në gjum me thikën e kuzhinës.
“Po e përjetoja këtë shqetësim, një ankth ekzistencial, por nuk e mendoja se do të përfundoja duke vrarë, nuk mund ta shpjegoj se çfarë më nxiti atë mbrëmje, fatkeqësisht ndodhi”, ka thënë ai.
Këtë gjë ka deklaruar edhe avoakti i 17-vjeçarit, i cili është shprehur se klienti i tij po ndërgjegjësohet dhe ka nisur që të shfaq pendesë për krimin që ka kryer.
Ndërkohë autori i vrasjes së trefishtë ka kërkuar të shohë gjyshërit. “Kërkoi të takohej me gjyshërit, takimi do të bëhet pas marrjes në pyetje për seancën e vlefshmërisë që ende nuk është caktuar”, sqaroi avokati Amedeo Rizza. “Ai është gjykuar, ai është në dijeni të asaj që ka ndodhur, më shumë se tre ditë më parë. Atij i vjen keq që nuk mund të kthehet më. Tani duhet të kuptojmë pse e bëri këtë, nëse ka një arsye e gjithë familja është afër djalit, sidomos gjyshi që e ndjek dhe ka interes të mbrojë nipin e tij”, ka thënë avokati./vizionplus.tv