Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka prezantuar Elvis Rexhbeçajn, Fisnik Asllanin e Eliot Bujupin si prurjet e reja në Kombëtare kosovare, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ademi ka thënë se treshja janë të mbushur me vullnet, dëshirë dhe entuziazëm për të dhënë më të mirën në fanellën dardane.
“Me kënaqësi i mirëprita prurjet e reja në Kombëtaren tonë, Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi, të cilët janë të mbushur me vullnet, dëshirë dhe entuziazëm për të dhënë më të mirën në fanellën dardane”, shkroi ai.
Sipas kryetarit të FFK-së, Rexhbeçaj, Asllani dhe Bujupi bashkë me lojtarët tjerë të Kombëtares do të japin gjithçka nga vetja e tyre për sukses në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Ndryshe, treshja e re e Kombëtares janë ftuar nga trajneri i dardanëve Franko Foda, në ndeshjet kundër Rumanisë dhe Qipros.
Elvis Rexhbeçaj është pjesë e Augsburgut në Bundesligën gjermane.
Fisnik Asllani aktivizohet te Elversberg në Bundesligën 2, ku ka shënuar 2 gola në 3 ndeshje.
Ndërsa Eliot Bujupi është vetëm 18 vjeç dhe luan si sulmues te moshat e Shtutgart.
Agim Ademi mirëpret prurjet e reja në Kombëtare: Janë të mbushur me vullnet për të dhënë më të mirën në fanellën dardane / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.