Shkupjanëve u nevojitet zgjidhje e shpejtë për dalje nga kjo gjendje, e atë që e kërkon Arsovska, është proces i furnizimit të autobusëve që zgjat një deri një vit e gjysëm, thonë nga Qeveria në përgjigje të letrës së hapur që e ka dërguar kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska deri te kryeministri Hristijan Mickoski.
“Para se Danella Arsovska të ofrojë se paratë për autobusët e rinj do t’i vendos në llogari të posaçme, së pari le t’i paguajë këstet për autobusët që i ka furnizuar Shilegovi, që të mos ua paguajë Qeveria, siç ka paguar deri tani. E dyta, Danella Arsovska duhet të paguajë para ndaj transportuesve privatë, që ua ka borxh, e me funksionimin e të cilëve plotësohet zbrazëtira e NQP-së me qarkullimin urban”, thonë nga Qeveria.
Prej aty potencojnë se Arsovska para Qeverisë dhe para opinionit ka premtuar se do të parashtrojë plan për dalje nga gjendja në qytet, e plan nuk ka.
“Arsovska ka kërkuar që programet të votohen. Ne pohojmë se për një Shkup të suksesshëm, nuk është kyç votimi i programeve, por menaxhment efikas. Programet janë votuar, ndërsa Arsovska tani imagjinon alibi të ri për dështimin e saj”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.
Të enjten, kryetarja e Qytetit të Shkupit ka dërguar letër të hapur deri te Qeveria, ku i bën thirrje Qeverisë që ta realizojë furnizimin e autobësve të rinj, ndërsa nëse nuk kanë mjete për këtë dedikim, siç tha, me vendim tjetër të Këshillit të Qytetit të Shkupit, do t’i transferojnë mjetet e nevojshme për furnizim.
Nga dita e hënë, edhe transportuesit privatë paralajmërojnë se do të qarkullojnë vetëm një herë në mëngjes dhe se do të lëshohet një autobus në një linjë. Kërkojnë pagesë të borxhit ndaj tyre dhe rritje të çmimit për transport, i cili, siç thonë, është i ulët dhe është nga viti 2017.
Qeveria: Shkupjanëve u nevojitet zgjidhje e shpejtë, furnizimi me autobusë të rinj siç kërkon Arsovska zgjat deri në një vit e gjysëm appeared first on Telegrafi.