Ndaj nismës për protestën e mësimdhënësve kanë reaguar nga OBRM-PDUKM, duke e quajtur tubim partiak të opozitës.
Nga partia në pushtet gishtin e drejtojnë ndaj LSDM-së dhe BDI-së, sic thonë, për keqpërdorim të punonjësve në arsim.
“LSDM-ja dhe BDI-ja, bëjnë keqpërdorim brutal të mësimdhënësve duke organizuar protestë partiake me cka dëshmojnë se kush qëndron prapa sindikatës së pretenduar. 7 vite LSDM-ja nuk arriti të realizojë rritje, për shkak se kjo nuk ishte qëllimi i tyre. As në këtë buxhet nuk parashikuan mjete për paga më të larta, për shkak se bënë buxhetin që para zgjedhjeve të harxhojnë para të fushatës. U bëjmë thirrje mësimdhënësve që të mos bëhen pre e presioneve partiake. Të mos u nënshtrohen presioneve të opozitës e cila për 7 vite nuk u kujdes që t`u sigurojë jetë të dinjitetshme. Me kthimin e institucioneve në normalutet dhe me krijimin e buxhtit të ri për vitin 2025, do të sigurohen mjete për paga më të larta, për kushte më të mira të punës dhe për zhvillim professional”, deklaroi Sergej Popov, deputet i OBRM-PDUKM-së.
Protesta e mësimdhënësve, OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI po i keqpërdorin mësimdhënësit appeared first on Telegrafi.