Ai shpjegoi se qeveria ka bërë përpjekje të mëdha për të rifilluar këto lloj “riatdhesimesh” dhe se mbështet shtetet (landet) përkatëse lidhur me këtë çështje.
“Qeveria gjermane do të vazhdojë vendosmërinë e saj lidhur me riatdhesime të tilla. Interesat e sigurisë së Gjermanisë janë më të mëdha se sa interesat për mbrojtjen e kriminelëve dhe personave të rrezikshëm”, deklaroi Hebestreit.
Sipas mediave të huaja, mëngjesin e sotëm nga qyteti Leipzig u dërguan me avion në Kabul 28 shtetas afganë. Çdo afgani i janë dhënë 1.000 euro dhe se ata janë shoqëruar në avion edhe nga një mjek. Bëhet e ditur se afganët janë deportuar për herë të parë pas ardhjes në pushtet të talebanëve.